Vizita e Viola von Cramon në Zyrat e Prokurorit të Specializuar, ka ngjallur reagime të shumta nga përfaqësues të subjekteve politike.
Këshilltari i Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Avni Bytyçi, vizitën e Von Cramon në Speciale e ka cilësuar ndërhyrje politike, njofton Klan Kosova.
Këtë madje ai thotë se ua kanë mësuar miqtë ndërkombëtarë.
”Miqtë tanë ndërkombëtarë na kanë ndihmuar të kuptojmë se politikanët nuk duhet të “vizitojnë” gjykatat, veçanërisht kur çështjet e rëndësishme trajtohen nga gjyqësori. Ata madje kanë fjalë të veçanta për politikanët që “vizitojnë” gjykatat. Quhet “ndërhyrje politike” dhe unë jam plotësisht dakord!”.
Kujtojmë se ndaj ish-kreut të SHIK-ut Kadri Veseli, Prokuroria e Specializuar dorëzoi së fundi aktakuzë bashkë dhe ndaj ish-Drejtorit Politik të UÇK-së, Presidentit Hashim Thaçit.
Propozim-aktakuza u bë publike pa një konfirmim paraprak nga gjyqtari i procedurës paraprake, praktikë që nuk ndodh në drejtësinë ndërkombëtare.
Por, u tha se Prokurori i Specializuar e gjykoi të domosdoshëm nxjerrjen e njoftimit publik për, siç thuhet, shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së Dhomave të Specializuara.
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...
Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në ...
Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”...
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...