Ndaj deklaratës të së sapo të aderuarit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj se nëse kjo parti do t’i bashkohet koalicionit PDK-AAK-Nisma, ai do të largohet nga kjo parti, ka reaguar edhe këshilltari i Isa Mustafës, Faton Abdullahu.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Mbi një deklaratë të z. Driton Selmanaj
MOS FOL GOJË KUR S’KE NEVOJË
“Nëse LDK shkon në koalicion me PDK unë do të largohem nga LDK”. Kjo është deklarata e të sapo aderuarit në LDK z. Selmanaj.
Në kohën kur po thuhen shumë gjëra prej të cilave edhe shumë të pavërteta për koalicionet e mundshme, shumëkush këtë deklaratë e kuptoj edhe si aludim se, paska të vërtetë në atë që po thuhet me sherr në disa media se LDK do të bëj koalicion me PDK-n.
Edhe pse këtë e ka bërë të qartë edhe kandidati për Kryeministër z. Avdullah Hoti edhe Kryetari i partisë LDK z. Isa Mustafa, z. Selmanaj prap e ka pa të nevojshme ta ripërtyp këtë, si duket pa e kuptuar aludimin se po i bon një të keqe jo të vogël LDK-së në rrethana shumë të ndieshme.
E tash në këtë shtëpinë e madhe që i thonë LDK për dallim nga CLICK ka njëfarë rendi tjetër që Selmanaj duhet ta mësoj – përndryshe “mos fol gojë kur s’ke nevojë”.(sic), ka shkruar Abdullahu në Facebook.
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...