Këshilltari i Haradinajt mori rreth 30 mijë euro nga Telekomi

09:06 | 25 Gusht 2019 | Agnesa Çitaku

Çdo vit mblidhte këngëtarët shqiptarë. E parakalimi në tapetin e kuq e dhënia e çmimit për videoklipin më të mirë e dallonte VideoFestin Muzikor nga eventet tjera.

Por ai u ndërpre me arsyetimin e mungesës së mjeteve financiare, kështu kishte deklaruar atë kohë organizatori i VFM-së, tani këshilltar i ish-kryeministrit Haradinaj, Eroll Belegu, raporton arbresh.info.

Në dokumentin e shpenzimeve dhe sponsorizimeve të Telekomit të Kosovës të siguruar nga arbresh.info thuhet se ndërmarrja ndihmoi në organizimin e VideoFestit. Gjithashtu në të thuhet se Belegu në vitit 2008 ka marrë gjithsej 5 mijë euro.

Fitues i këtij festivali atë kohë kishte dalë grupi “Skillz”, me këngën “Ah femrat”.

Në listën e sponsorizimeve thuhet se Belegu ka marrë nga Telekomi edhe 23 mijë euro të tjera, por që nuk ceket arsyeja.

Arbresh.info ka një javë që ka raportuar për shpenzime dhe sponsorizme të ndryshme që ndërmarrja publike, Posta dhe Telekomi i Kosovës ka bërë për vite.

Deri tani janë bërë publike mijëra euro të ndara për këngë dhe videoklipe të këngëtarëve të ndryshëm në Kosovë, skeqe humoriste, sallone ondulomi dhe konkurse bukurie./Arbresh.info/

Ish-këshilltari i Haradinajt mori rreth 30 mijë euro nga Telekomi

Ish-këshilltari i Haradinajt mori rreth 30 mijë euro nga Telekomi

Publiée par Arbresh.info sur Vendredi 23 août 2019

Lajmet më të lexuara