Klisman Kadiu, këshilltar i Bislimit ka dhënë sqarime lidhur me një postim që zëvendëskryeministri i parë i Kosovës e kishte shpërndarë, e ku kryeministri shqiptar Edi Rama cilësohej si pro-serb.
Ai ka thënë ka thënë se postimi është shpërndarë gabimisht.
I njëjti ka akuzuar mediat se kanë nxjerrë konkluzione, siç ka thënë ai inekzistente lidhur me një shpërndarje që është fshirë menjëherë.
“Postimi në profilin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi është shpërndarë gabimisht.
Gjatë shfletimit të postimeve në rrjetin social “Facebook”, është klikuar paqëllim butoni i shpërndarjes.
Sapo është vënë re (2 minuta pas shpërndarjes) ajo është fshirë menjëherë.
Nuk ka as intencë, as mesazh, pas një shpërndarje të bërë pa qëllim.
Kosova dhe Shqipëria gëzojnë marrëdhënie solide bashkëpunimi.
Një shpërndarje e tillë e paqëllimshme, nuk duhet të keqpërdoret për të nënkuptuar mesazhe që nuk ekzistojnë.
Asnjë media serioze, nuk e shpërndan një lajm dhe të nxjerrë konkluzione inekzistente, nga një shpërndarje e paverifikuar dhe e larguar menjëherë”, shkruan ai.
“Ju kam thënë moti që Edi Rama është burrë i mirë, veç që është pak pro serb”, thuhej në postimin e një qytetari, të cilin më pas e shpërndau Besni Bislimi nëpërmjet profilit të tij privat në Facebook.
I njëjti u fshi disa minuta më pas./arbresh.info/
Mbi 1000 vdekje për një vit në Kosovë si shkak i ajrit të nd...
Begaj dekreton ambasadorët e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë n...
Nga Doha në Madrid, zbulohet lokacioni i ri i Finalissimas m...
UEFA po shqyrton mundësinë për të analizuar kartonët e verdh...
Pamje nga sulmi amerikan ndaj aeroplanëve ushtarakë të Irani...
Vrasja në qendër të Prishtinës më 2017- Pala e dëmtuar thotë...