Derek Chollet, këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, do të vizitojë sot Kosovën.
Në orën 13:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të presë në takim Zyrtarin e Lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.
Kurse kryeministri Albin Kurti, do ta pres në takim Këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, në ora ora 14:30.
Ndryshe, Chollet ka folur për pritshmëritë gjatë vizitës që do të bëjë në Kosovë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.
Në njoftimin e DASH-it është thënë se Chollet në Kosovë vjen për të diskutuar për përpjekjet e SHBA-së për ta ndihmuar Kosovën drejt avancimit euroatlantik.
Ndërsa sërish është cekur rëndësia e një marrëveshje në dialogun Kosovë-Serbi, e cila në qendër do ta kishte njohjen e ndërsjellë./arbresh.info/
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...