Këshilli Rinor Kosovar – KYC në bashkëpunim me Grupin e Monitorueseve të Rijnë – YMG ka monitoruar sot me datë 20 Qershor 2015 procesin e Provimit Shtetëror të Maturës – testi i dytë.
Rezultatet e vërejtura gjatë këtij monitorimi tregojnë që procesi i Provimit Shtetëror të Maturës ka pasur përparim duke llogaritur diferencën nga mbarëvajtja e tij në pjesën e parë.
“Sipas të gjeturave të procesit drejtpërdrejtë në terren, monitoruesit e KYC theksojnë që përgjithësisht mbarëvajtja ka qenë mjaftueshëm mirë e realizuar, dhe veçanërisht në këtë sukses ka kontribuar respektimi i rregullave specifike nga të gjithë akterët pjesëmarrës në proces, përveç dukurisë së kopjimit ku pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për evitimin e tij nuk është arritur ndonjë sukses për tu përshëndetur”, thuhet në njoftim. “Posaçërisht kur perceptimi dhe diskutimi i nxënësve është gjithmonë i drejtuar në kopjim të vazhdueshëm”, thuhet më tej aty.
1 muaj paraburgim për djalin që dyshohet se goditi me sëpatë...
Tentohet të vidhet Posta Shqiptare në Shkodër
Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë
Tragjedi në kantonin e Argau, 18-vjeçari ngjitet mbi tren, v...
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...