Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të diskutojë sot për formimin e Ushtrisë së Kosovës, me kërkesë të Beogradit zyrtar.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq pritet të flasin në seancë, e cila do të jetë e hapur për media dhe fillon në ora 21.00.
Thaçi para nisjes për në Nju Jork deklaroi se pavarësisht diskutimit në KS të OKB-së, transformimi i FSK-së në ushtri është proces i pakthyeshëm.
“Nëse Serbia është e shqetësuar nga krijimi i ushtrisë sonë, serbët e Kosovës ndihen të sigurt”, tha Thaçi. Ai tha se duke formuar ushtrinë dhe duke arritur një konsensus të gjerë politik dhe civil mbi dialogun me Serbinë, Kosova kishte arritur “sukses të jashtëzakonshëm” në ditët e fundit.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës të premten miratoi ligje me të cilat FSK-ja transformohet në Ushtri të Kosovës.
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...