Këshilli i Prindërve i Komunës së Prishtinës (KPP) ka zhvilluar mbrëmë takim me përfaqësuesit e këshillave të prindërve të të gjitha shkollave të kryeqytetit, ku ka diskutuar gjendjen e krijuar tashmë që greva në arsimin e Kosovën po shkon drejt javës së tretë.
Përmes një komunikate, përfaqësuesit e këshillave të prindërve shprehën shqetësimin dhe pakënaqësinë e plotë me gjendjen e krijuar dhe njoftuan se prindërit tashmë po e humbasin durimin nga ky proces dhe kërkojnë që këshilli i prindërve të reagojë për ta kundërshtuar këtë situatë.
Pas diskutimeve KPP, ra dakord me disa konkluzione si në vijim:
KPP gjykon se sistemi arsimor në Kosovë nuk plotëson nevojat për arsimim cilësor dhe shpreh shqetësimin se ndryshimi i tij nuk do të ndodhë edhe për shumë vjet, pasi arsimi nuk rezulton të jetë në listën e prioriteteve të qeverisjes së vendit në këto 20 vjet;
KPP vlerëson se është e paarsyeshme që pas dy javësh grevë palët ende qëndrojnë në nivel të deklarimeve mediatike, duke fajësuar njëra-tjetrën, ndërkohë që prindërit mbajnë gjithë barrën e grevës;
KPP kërkon nga palët dialoguese, MASHT e SBASHK, që të bëjnë përpjekjet maksimale që të afrojnë qëndrimet për t’i mundësuar fëmijëve të realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese për arsimim, dhe se besojnë që Qeveria e MASHT-i obligohen ligjërisht të krijojnë kushtet për zhvillimin mësimit për fëmijët në Kosovë, e asnjë palë tjetër;
KPP njofton publikun se nëse deri të martën, më 30 janar 2019, palët nuk arrijnë marrëveshje dhe mësimi nuk pritet të fillojë, do të bëjnë thirrje për protesta qytetare; për të shprehur kështu pakënaqësinë e plotë me gjendjen në sistemin arsimor, duke paraqitur edhe kërkesat përkatëse;
KPP distancohet nga deklarimet dhe qëndrimet publike të Ymer Reshiti, Kryetar i Këshillit të Prindërve i Kosovës (KPK), dhe KPP prej sot tërhiqet nga ky Këshill, për sa kohë ai udhëhiqet nga Reshitit.
KPP i bënë thirrje Reshiti, dhe kujto nga Kryesia e këtij Këshilli, që në deklarimet e publike mos të thirrën më se përfaqësojnë prindërit e gjithë Kosovës pasi prej sot KPP distancohet nga Kryesia e KPK, derisa aty të zgjidhet një Kryesi e Kryetar dinjitoz.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...