Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka thirrur më 16 shkurt një takim joformal me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës të BE-së.
Sipas burimeve të Këshillit Evropian, në këtë takim do të marrin pjesë edhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von Der LEyen dhe presidenti i Parlamentit Europian, Joseph Borrel.
Takimi, që do të zhvillohet në formën e darkës së punës, është thirrur në kuadër të përgatitjeve për samitin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 6 maj në Zagreb.
Thirrja e këtij takimi pason disa ditë pasi Komisioni Evropian publikoi propozimin për metodologjinë e re për zgjerimin e BE-së.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër