Ndërmarrjet publike për sistemin energjetik në Kosovë, KESCO dhe KEDS, janë bërë me zëdhënësa të ri.
Siç njoftojnë KESCO dhe KEDS-i, zëdhënëse e re e KEDS-it do të jetë Margarita Rashiti.
“Ju njoftojmë se në pozitën e Zëdhënëses së KESCO-s është caktuar znj. Margarita Rashiti. Prandaj, për çdo gjë që ka të bëjë me raportimet mediale lidhur me KESCO-n dhe fushë veprimtarinë e tij, ju lutem drejtojuni znj. Rashiti”, thuhet në komunikatën e tyre për medie.
Kurse zëdhënës i ri i KEDS-it nga tash do të jetë Lulzim Krasniqi.
“Ndërsa, në pozitën e Zëdhënësit të KEDS është caktuar z. Lulzim Krasniqi. Prandaj, për çdo gjë që ka të bëjë me raportimet mediale lidhur me KEDS-in dhe fushë veprimtarinë e tij, ju lutem drejtojuni z. Krasniqi”.
“KEDS dhe KESCO mbesin të përkushtuar që të jenë sa më transparentë karshi opinionit publik dhe do të bëjnë maksimumin që t’i informojnë në kohë reale qytetarët e Kosovës për çdo risi që ka të bëjë me distribuimin e energjisë elektrike në njërën anë dhe furnizimin në anën tjetër”, përfundon komunikata./arbresh.info
Valverde flet fjalë të mëdha për Arda Gulerin
Një tërmet i fuqishëm godet Kilin, sa ishte magnituda
A janë të sigurta rrezet X dentare?
Cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë?
Conceicao: Unë marr përgjegjësinë e plotë për këtë humbje
Time Kadrijaj konfirmon se i ka fituar votat për deputete ed...