Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, ka deklaruar se ka shkëmbyer ‘idetë’ e reja më homologun e tij rus rreth ndalimit të luftës në Siri.
Ai ka shtuar se idetë e reja do të testohen dhe do të vihen në diskutim gjatë javës së ardhshme, transmeton arbresh.info.
Pas takimit me Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov në Romë, Kerry tha se ‘askush nuk është duke e pritur administratën e re’ në SHBA.
Kerry gjithashtu ka theksuar se edhe pse dy vendet mbështesin palët kundërshtare në luftën civile të Sirisë, ata kanë rënë dakord se situata në Siri është emergjente.
Megjithatë, ai ka shtuar se ‘duhet të presim dhe të shohim ndikimin e diplomacisë’.
John Kerry ka bërë të ditur se SHBA-të dhe diplomatët rusë do të bisedime teknike në Gjenevë në fillim të javës së ardhshme./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...