Gazetari Leonard Kërquki ka thënë se kjo është një fushatë prej më të qetave që ka kaluar Kosova.
“Shumica e kandidatëve janë fokusuar tek imazhi në atë se çfarë bëjnë, si duken. LDK dhe VV kanë nisur fushatat e tyre në bastionet e tyre. LDK në Podujevë ndërsa VV në Anamoravë”, ka thënë ai në Devat D Plus.
Ai ka thënë se PDK-AAK-NISMA hapën tubimin në qendër si të ishin në ring boksi.
“Koalicioni PDK-AAK-Nisma në tubimin në shesh është sikurse bksioerët në Ring kur ata thërrasin kundërshtarët. Ata kanë zbarkuar në qendër të Prishtinës për t’iu treguar se ata janë koalicioni më i madh dhe favoriti në zgjedhje”, tha ai.
Sipas tij imazhi që kanë përçuar më së shumti vërehet tek Albin Kurti.
“Ai ka vënë kollare për të iu treguar njerëzve që është më formal dhe mund të jetë kryeministër, ndërsa Veseli e Haradinaj po dalin më shumë pa to për tiu treguar njerëzve se janë sikurse ata”, ka thënë ai./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...