Kërkojnë dëmshpërblim 300 mijë euro, ua hodhën granatën në oborr

10:45 | 3 Tetor 2016
M. A.

Vëllezërit Hetem dhe Ekrem Pireva përmes përfaqsuesit të tyre Skender Zenuni kanë paditur Ismajl Berishën dhe Fatmir Shabanin nga Kamenica, ata kërkojne shumë të lartë të parave për dëmin e shkaktuar.

Në padinë e siguruar nga Telenews.al, vëllezërit Pireva pretendojnë se në vitin 2012 Ismajl Berisha dhe Fatmir Shabani i hodhen një granatë në oborrin e shtëpisë së tyre.

“Të paditurit në intervalin kohor  01.12.2012 rreth orës 00:10 në vazhdimësi në lagjën “Malësia”, kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm, ashtu që në bashkëveprim në afërsi të shtëpisë së të paditurëve hedhin granatë dore, duke rrezikuar anëtarët e familjës Pireva, ka disa pjesë të granatës godasin muret e shtëpisë” thuhet në padinë e vëllezërve Pireva.

Në muajin nëntor 2013, Ismajl Berisha u dënua me 3 vjet e 10 muaj burgim, ndërsa Fatmir Shabani me 2 vjet e 9 muaj nga gjykata e Gjilanit, por lënda u kthye në rigjykim nga gjykata e Apelit.

Paditësit përmës përfaqsuesit të tyre Skender Zenuni pretendojnë se me verpimet e tyre të paditurit u shkaktuan trauma familjarëve të tyre dhe dëme në objektin familjar.

Padia është ushtruar ne gjykatën e Kamenicës, dhe deri më tani nuk është mbajtur asnjë seancë gjyqësore.

Shpërndaje në rrjete sociale