Anëtari i Kryesisë së Kuvendit nga LDK, Avdullah Hoti ka thënë se pas një orë pritje mbledhja nuk u mbajt.
“Ne u paraqitem në sallë po nuk ishin të pranishëm të gjithë. Është më se e qartë që ky koalicion tashmë nuk është funksional. Vetë e kanë thirr mbledhjen ndërsa mbledhja u shty për shkak të kuorumit. Kjo është një fatkeqësi e madhe për vendin sepse janë shumë çështje në pritje. Ne nuk do të rrijmë duarkryq. Ne shkuam në mbledhje për të marrë pjesë për pikat e rendit të ditës si dhe për ligjin për Gjykatën Speciale ku është e qartë se LDK do ta lëshoj mbledhjen nëse vije”, ka thënë ai.
I pyetur për ndërprerjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Hoti ka thënë se duhet njëherë të zbardhet rasti.
“Duhet presim që të zbardhet rasti, ftoj organet e drejtësisë që të mbyllin konspiracionet që po qarkullojnë deri më tani e që fajin ua hedhin nga pjesa veriore e Kosovës. Duhet të mbyllet ky rast”, ka thënë ai./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1662111347187284/
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...