Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi priti në takim njoftues drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës së Bankave në Kosovë, Petrit Balijan, me të cilin bisedoi për çështjet e sigurisë që ndërlidhen me institucionet financiare që veprojnë në Kosovë.
Me këtë rast, siç bëhet e ditur në komunikatë, ministri Gashi u zotua se Task Forca e krijuar për ofrimin e sigurisë së institucioneve financiare, do të ndërmarrë veprime konkrete që i mundësojnë këtyre institucioneve funksionimin e duhur.
Ndërsa, Balija ka kërkuar që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen në mënyrë që të ketë zgjidhje të problemeve të sigurisë në institucionet financiare në përgjithësi.
“Në fund të takimit të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejshëm në zgjidhjen e problemeve, sidomos në fushën e sigurisë kibernetike dhe asaj fizike”, bëhet e ditur më tutje në komunikatën e MPB-së.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit