Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka thënë sot se do të kërkojë nga çerdhet e fëmijëve nëpër Kosovë që t’i largojnë nga përdorimi lodrat të cilat po konsiderohen të rrezikshme për shëndetin.
Këtë koment, Bytyqi e bëri pas një takimi me kolegun e tij nga ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.
Hasani javën e kaluar ka marrë rezultate shqetësuese të analizave të lodrave nga tregu aziatik sipas të cilave “nga 15 mostra që MTI i ka dërguar për analizë, ka rezultuar se 12 prej tyre kanë veti të rrezikshme, madje mund të çojnë deri në sterilitet”.
“Pikërisht, për të biseduar dhe për tu njohur më nga afër me rezultatet, sot prita në takim kolegun tim, ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, z. Bajram Hasani. Pas u informova për rezultatet shqetësuese nga ministri Hasani, do të kërkoj nga të gjitha çerdhet publike dhe private që funksionojnë në Kosovë që t’i largojnë të gjitha lodrat e tregut aziatik dhe të mos dëmtojmë edhe më tej shëndetin dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Hasani në një postim në Facebook./arbresh.info/
Shpërthejnë mediat në Spanjë: Ligamentet e Kylian Mbappes ja...
Trump paralajmëron: Kushdo që synon të udhëheqë Iranin, përf...
Irani paralajmëron: Nëse sulmohet ambasada jonë në Bejrut, g...
Ndalet Man United – mposhtet nga Newcastle United
Nesër mot i vranët dhe me interval me diel
Arti si diplomaci midis Italisë dhe Shqipërisë: Një urë e fo...