Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit ndaj zyrtarit të Gjendjes Civile në Komunën e Gjakovës, i dyshuar për marrje ryshfeti.
Përmes një komunikate për media nga Prokuroria thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se me dt.21.08.2024, në mënyrë të kundërligjshme në cilësinë e zyrtarit të Zyrës së Gjendjes Civile në Gjakovë, Zyra Ponoshec, me qëllim që t`i sjellë vetit përfitim pasuror të kundërligjshëm në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka kërkuar qytetarit – të dëmtuarit, shumën e parave prej 170€ për gjenerimin e numrit personal në sistemin elektronik të ARC-së, për bashkëshorten e tij.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj të pandehurit me inicialet Q.I., ka paraqitur kërkesë, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se me dt.21.08.2024, në mënyrë të kundërligjshme në cilësinë e zyrtarit të Zyrës së Gjendjes Civile në Gjakovë, Zyra Ponoshec, me qëllim që t`i sjellë vetit përfitim pasuror të kundërligjshëm në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka kërkuar qytetarit – të dëmtuarit, shumën e parave prej 170€ për gjenerimin e numrit personal në sistemin elektronik të ARC-së, për bashkëshorten e tij. Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri, ka kryer veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ nga neni 421 par.1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Haradinaj: Në Suharekë pati më shumë se mbështetje, pati bes...
Hamza zotohet për uljen e tatimit në paga: Më shumë para në ...
Komandanti i KFOR-it pret shefin e ushtrisë shqiptare, flasi...
I jepet lamtumira e fundit Shemit
U.D. Kryeprokurori i Shtetit uron Krishtlindjen
Banorët “masakrojnë” arushin e Albës