Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj kundër tre personave të pandehur.
“Kundër të pandehurve E.D., dhe A.B., është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit sepse ekziston dyshimi i bazuar se E.D, A.B., dhe F.H., i cili gjendet në arrati, në bashkëkryerje dhe me qëllim që me përvetësimin e sendeve të huaja vetit ti sjellin përfitime pasurore të kundërligjshme, kanë kryer vjedhje duke i shkaktuar dëm material të dëmtuarit S.S”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë në Ferizaj.
Ata me forcë kanë depërtuar brenda në shtëpinë e të dëmtuarit dhe kanë marrë veturën e markës “BMW”, Tv Plaza Samsung, DVD, kuti me bizhuteri, 4 burmashina, 2 hillta, një biçikletë elektrike, një pompë të ujit, një motor të ujit për zbrazje, zmadhues zëri për veturë, bateri(akumulatorë), 5 radio të veturave si dhe kanë demoluar tërë shtëpinë.
12 minatorë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht me lehtësi Yllin
“Memories” shpërthen gjithandej, reagon Gjesti: Pa fjalë…
Zyrtare: Jeremie Boga lojtari më i ri i Juventusit
Pacolli paralajmëron padi penale në Kosovë, Shqipëri, Emirat...
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...