Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, kundër njëmbëdhjetë (11) personave të pandehur, me inicialet: A.F., M.F., P.F., A.F.,M.SH., R.M.,N.M.P.M., I.R., B.A., dhe F.U.
Tek të dyshuarit me rastin e bastisjes dhe kontrollit, u janë gjetur një sasi e madhe e armëve dhe municioneve të ndryshme dhe ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje do të kryenin veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, nga neni 364 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Kapen dy ushtarë të Ervis Martinajt, operacion i RENEA-s
Struga në bllokadë politike: Kush e ka fajin?
Banka Qendrore e Rusisë i quan të “jashtëligjshme” planet e ...
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Parlamenti i Shqipërisë miraton buxhetin 2026 me 81 vota pro
Modriç: Milani ishte ëndrra ime e fëmijërisë