Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin se ndaj të pandehurit me inicialet H.H., ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore Gjakovë – Dega Rahovec, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera, ceket se ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri H.H., më datë 21.12.2025, rreth orës 02:00, në fshatin Ratkoc, Komuna e Rahovecit, ka ndezur zjarr me qëllim të dëmtimit të pasurisë së personit tjetër, përkatësisht të të dëmtuarit R.H., në ditën kritike, duke shfrytëzuar orët e hershme të mëngjesit dhe pasi ka kuptuar se ishte në ndjekje nga patrulla policore, në largim e sipër ka ndezur mjete piroteknike dhe më pas arrin të hyjë në shtëpinë e të dëmtuarit, ku i ka vënë zjarrin objektit përcjellës të shtëpisë, duke dëmtuar mjete pune, goma të veturës, karrige dhe gjësende të tjera, e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në të njëjtën datë dhe kohë, i pandehuri ka ndezur zjarr me qëllim të dëmtimit të pasurisë së personit tjetër, tani të dëmtuarës QMF-së, në fshatin Ratkoc, ashtu që, në përpjekje për t’iu shmangur zyrtarëve policorë, ka shkuar në drejtim të QMF-së, dhe aty ndez një zjarr të përmasave të mëdha, duke djegur një autoambulancë dhe pjesën ballore të objektit të QMF-së, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Po ashtu, në të njëjtën datë dhe kohë, i pandehuri ndez zjarr me qëllim të dëmtimit të pasurisë së personit tjetër, tani të dëmtuarës SHFMU “4 Dëshmorët” në fshatin Ratkoc, ku në përpjekje për t’iu shmangur zyrtarëve policorë, ia vënë zjarrin masës drusore që gjendej në oborrin e shkollës, zjarr i cili është ndalur nga zyrtarët policorë në bashkëpunim me disa qytetarë.
Me këto veprime në vazhdimësi ka kryer veprën penale Zjarrvënia nga neni 322 par.3 lidhur me par.1 e lidhur me nenin 77 të KPRK-së.
I pandehuri që nga data 21 dhjetor 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur./Arbresh.info
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...