Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj A.TH dhe S.T., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i parasë” dhe “Shpërlarja e parave”.
Në njoftim thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se A.TH dhe S.T., në bashkëveprim dhe me qëllim të përfimit pasuror, në një periudhë ende të paverifikuar, kanë siguruar para të gatshme, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, të gjitha në kartëmonedha me prerje 20 eurosh.
Sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale, i dyshuari A.TH. ka pasur rol ndërmjetësues në marrëveshje për shitjen e parave të falsifikuara, ndërsa i dyshuari S.T. ishte personi që i posedonte paratë.
Gjatë kontrollit, përveç shumës prej rreth 40 mijë eurosh, të gjitha në kartëmonedha prej 20 (njëzet) eurosh, janë sekuestruar edhe:
1 (një) telefon Samsung A35;
1 (një) telefon Samsung A15;
1 (një) telefon Samsung Galaxy A05S;
1(një) Patentë shoferi.
“Prokuroria Speciale vlerëson se, duke marrë parasysh peshën e veprave penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat janë kryer ato, si dhe pasojat që dëmtojnë qarkullimin ekonomik dhe tregun financiar, caktimi i paraburgimit në këtë rast është i domosdoshëm”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...
Zgjedhja e Presidentit/ Në sallë sillen kutit e votimit, pre...
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën
Haxhiu u kërkon deputetëve të shkojnë në seancë, thotë se nu...
Walid Regragui jep dorëheqje nga posti i selektorit të Marok...