Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore për caktimin e paraburgimit ndaj A.D dhe G.H të dyshuar për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Sipas Prokurorisë, A.D dhe G.H dyshohet se kanë hedhë granatën e dorës me ç`rast granata eksplodon duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në tri lokale në sheshin e qytetit, dhe duke shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve, shkruan Arbresh.info.
“Mitrovicë, 24 gusht 2023 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurve A.D., dhe G.H., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“ nga neni 356 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim.
“Me datë 09 qershor 2023, i pandehuri G.H, e dërgon me veturë të pandehurin A.D., në rrugën “11 Marsi 1981“, i cili vazhdon deri në sheshin e qytetit dhe duke qëndruar përballë disa lokaleve, e hedhë mjetin e rrezikshëm – granatën e dorës, me ç`rast granata eksplodon duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në tri lokale në sheshin e qytetit, dhe duke shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve.”, njofton Prokuroria.
Ndërkaq, seanca për caktimin e paraburgimit për të ndaluarit A.D dhe G.H do të mabhet të premten, më 25 gusht në Gjkykatën Themelore në Mitrovicë./Arbresh.info
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...
BE kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë r...
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...
Protesta e serbëve, MPJD këshillon të shfrytëzohen rrugët al...
1 milion euro investim për ndërtimin e parkut industrial të ...