Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarve F.H. dhe A.N., me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar që, më 08 shtator 2019, rreth mesnatës, të dyshuarit në bashkëveprim, me dashje dhe pa autorizim kanë transportuar substancë narkotike të llojit ‘’Marihuanë’’, në peshë prej 15 kg, të cilën e kanë pasur të mbështjellë në një valixhe.
“Të dyshuarit, janë dakorduar që këtë substancë narkotike përmes pikës kufitare ‘’Dheu i Bardhë’’, ta transportojnë në Republikën e Serbisë, mirëpo pasi janë afruar tek pika kufitare, nga frika që të mos hetohen nga organet e ndjekjes, në një distancë prej 500 metra, të njëjtën e kanë hudhur nga dritarja e automjetit, me qëllim që t’i shmangen identifikimit të tyre, ku më 31 tetor 2019, janë identifikuar dhe arrestuar”, thuhet në kumtesë.
Në këtë rast, është i përfshirë edhe një person i dyshuar, i cili për momentin gjendet në arrati./arbresh.info/
Diplomojnë sot 21 kadetë për zjarrfikës në Akademinë për Sig...
Alarm te Barcelona: Lëndimi i Pedrit është më i rëndë se sa ...
Nuk ka akuza në hetimin zviceran mbi abuzimin në Kishën Kato...
Parashikimi i motit në Shqipëri
28 vjet nga sulmi i dytë i Serbisë ndaj familjes Jashari në ...
KEDS-i me punime në rrjet, këto janë zonat ku paralajmërohet...