Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj katër të pandehurve Xh.K., D.K., A.K. dhe L.Sh., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Detyrimi”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas prokurorisë, më 23 korrik 2025, të pandehurit dyshohet se kanë kërcënuar seriozisht viktimën me qëllim përfitimi pasuror, duke i kërkuar fillimisht 20.000 euro, e më pas edhe 30.000 euro, në lidhje me blerjen e një patundshmërie. Ata janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës, pas zbatimit të masave të veçanta hetimore.
“Gjithashtu, i pandehuri L.Sh. po dyshohet edhe për veprën penale “Mbajtja pa leje e armës””, thuhet në njoftim.
Prokurori i rastit ka bërë të ditur se në seancën paraprake do të kërkojë caktimin e paraburgimit për të gjithë të pandehurit.
SHBA ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi
Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...
Sasa flet për lidhjen e saj 10‑vjeçare: Ka mendu që ma ulë v...
Rayo Vallecano-Drita, formacionet zyrtare