Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj të pandehurve Xh.G., dhe V.B., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni267 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me 25 Tetor 2021, gjatë kontrollit të veturës së të pandehurit Xh.G., nga ana e Policisë, është gjetur një çantë krahu, në brendësi të së cilës gjendej një qese e zezë najloni e mbushur me narkotikë e dyshuar për marihuanë, si dhe më pas, gjatë kontrollit të banesës së të njëjtit, janë gjetur edhe 13 qese najloni të mbushura me substancë narkotike e dyshuar për kokainë, kurse në banesën e të pandehurit V.B., janë gjetur mbetje të qesës së najlonit që dyshohet që janë përdorur për paketim të substancës narkotike.
Dy të pandehurit, me urdhër të prokurorit të shtetit, gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh./arbresh.info/
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...