Kërkohet ngrirja e marrëveshjes për policat kufitare

22:45 | 9 Shtator 2015
M. A.

Mos respektimi i marrëveshjes reciproke për policat kufitare nga ana e Serbisë, ka nxitur reagimet e palës kosovare.

Për të diskutuar për këtë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga dy vendet,në emisionin “Kapital” në RTK janë të ftuar, Rrahim Pacolli, Kryesuesi i Delegacionit teknik për çështje të sigurimeve kufitare, Fatmir Gashi Zëvendësguvernator i Bankës së Kosovës dhe Besnik Nikqi, ekspert i lamive të sigurimeve.

Rrahim Pacolli përsëriti se kërkesa e tij është që kjo marrëveshje te zbatohet në mënyre reciproke ashtu siç është nënshkruar në Bruksel.

“Që nga dita e pare pala serbe ka filluar të mos e zbatoj marrëveshjen duke i detyruar qytetarët për ti ndërruar targat ndërsa qytetaret e Serbisë nuk kanë nevojë për të paguar asgjë. Qytetarët po i drejtohen byrosë dhe po i kërkojnë të hollat sepse po e shohin se kjo nuk është një lëvizje e lire. Kjo është një maltretim për qytetarin sepse ata duhet ti heqin targat vazhdimisht” ,ka thënë Pacolli.

Ndër të tjera Pacolli tha se Kemi njoftuar edhe BE-në për këtë, sepse marrëveshja është bërë karshi BE-së, por prej 7 ditëve nuk ka ndodhur asgjë.

“Nuk është një mashtrim sepse në memorandum nuk shkruan se targat RKS nuk pranohen, mirëpo aty është thënë se është një marrëveshje reciproke por kjo nuk po zbatohet nga politika serbe”, tha Pacolli.

Sipas Pacollit, Serbia ka më shumë interes se qytetarët e Kosovës për të funksionuar kjo marrëveshje sepse të gjitha bizneset e Serbisë janë në Kosovë, “më mijëra kamionë hyjnë gjatë ditës në Kosovë që kanë pagu më herët nga 2 mijë euro në vit sigurim”, tha Pacolli

Fatmir Gashi Zëvendësguvernator i Bankës së Kosovës ka thënë se reciprocitet për policat e sigurimeve ekziston mirëpo për targa jo. “ Para nënshkrimit te kësaj marrëveshje qytetari e ka pagu edhe sigurimin edhe “Proba” tash qytetari paguan vetëm “Proba””.

Eksperti i sigurimeve, Besnik Nikqi tha se me plotë të drejt kërkohet rishqyrtimi i kësaj marrëveshje sepse kjo po e vështirëson lëvizjen e lirë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale