Qendra burimore për personat e zhdukur ka apeluar Beogradit dhe Prishtinës si dhe komunitetit ndërkombëtar që të përcaktojnë përfaqësues të lartë për t’i dhënë fund vuajtjes së tyre me qëllim të gjetjes së familjarëve të tyre.
Përfaqësuesi i kësaj qendre, Bajram Çerkini tha se nxisin Prishtinë dhe Beogradin që t’i shfrytëzojnë informacionet që kanë dhënë me qëllim të zbardhjes së fatit të të pagjeturve.
Ky takim i paraprin konferencës së Gjenevës, i cili do të mbahet më 29-30 qershor dhe në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues të familjarëve të pagjetur dhe ata do të kërkojnë që të gjendet një komisionar i përbashkët, i cili do të krijojë kushte të favorshme për gjetjen e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë në vitin 1998- 1999.
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...