Policia e Ferizajit, në koordinim me njësitë përkatëse, ka realizuar me sukses arrestimin e dy personave të kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatësisht në dy lokacione të ndryshme të qytetit.
I pari është arrestuar në rrugën “At Nikë Prela”, ku në shtëpinë e tij është kapur i dyshuari E.K. (19 vjeç), i cili ishte i kërkuar për veprën penale “Dhunim”. Pas arrestimit, ai është dërguar për të vuajtur dënimin prej dy (2) vitesh.
Në një rast tjetër, në fshatin Dubravë, është arrestuar E.A. (18 vjeç), i kërkuar për veprën penale “Grabitja”. Edhe ai është dërguar për të vuajtur dënimin prej një (1) viti.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka theksuar se do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave të gjykatave për kapjen e personave që nuk kanë iu përgjigjur thirrjeve ligjore. Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë./Arbresh.info
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër s...
Vazhdon spektakli i Ligës së Kampionëve – sytë drejt Parisit...
New York Times: Mojtaba Khamenei është plagosur në këmbë, u ...
Rama fton qytetarët në Panairin e Produkteve Bujqësore në El...
Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme
“2025 – vit i humbur”/ Terras publikon draft-raportin për Ko...