Një 24 vjeçar i kërkuar për gjashtë vepra penale është arrestuar ditën e sotme në Mitrovicë.
I dyshuari ka qenë i kërkuar me urdhër arrest të Gjykatës Themelore në Mitovicë dhe asaj të Pejës për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”, “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”, “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Vjedhje” dhe dy vepra ,”Vjedhje e rendë” , përcjell Arbresh.info.
“Personi i arrestuar do te procedohet në gjykatat kompetente për shqyrtime gjyqësore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje bëhet e ditur se i arrestuari në këtë rast do të procedohet në gjykatat kompetente për shqyrtime gjyqësore./Arbresh.info
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...