Me shumicë votash Komisioni për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të pagjetur dhe peticione ka dërguar për shqyrtim të dytë në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për liritë fetare në Kosovë.
Por ai rrezikon të mos kalojë në Kuvend pasi që kundër tij ka dalë Lista Serbe. E për miratim të tij nevojiten edhe votat e dy të tretave të deputetëve të pakicave.
Arsyeja pse partia serbe ka dalë kundër është mospranimi i disa amendamenteve të propozuara nga ajo.
Ndër amendamentet e Listës Serbe, që janë refuzuar nga deputetët e tjerë të Komisionit, kanë qenë edhe propozimi që zëvendësdrejtori i Zyrës përkatëse për bashkësitë fetare, në kuadër të Zyrës së kryeministrit, që parashihet të themelohet me këtë ligj, të jetë nga komuniteti serb./Koha/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës