Kërkesa e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për miratimin e një rezolutë me të cilën do të ndëshkohej Serbia për sulmin terrorist në Banjskë, po vlerësohet si hap i mirë nga njohës të rrethanave politike. Megjithatë, ata janë skeptikë se mund të ndodhë miratimi i një rezolute të tillë, pasi kjo do të kundërshtohej nga Rusia dhe Kina.
Adresimi i mbrëmshëm i presidentes Vjosa Osmani, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, po vlerësohet si mjaft i mirë nga njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe analistë politikë. Edhe kërkesa e saj për një rezolutë të OKB-së kundër agresionit të fundit të Serbisë, nga profesori universitar, Dritëro Arifi, po vlerësohet si një provokim i zgjuar nga ana e presidentes.
“Kjo është një kërkesë e zgjuar e presidentes që ta sfidojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së për një rezolutat të tillë. Miratimi i saj është i vështirë pasi duhet pajtimi i Rusisë dhe Kinës. Sepse, edhe Rusia e ka shkelur Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare në mënyrë flagrante, e përkundër kësaj Këshilli i Sigurimit ende nuk ndërmerr asgjë. Pra, kërkesa e presidentes është hap i mirë politik, por që në përmbajtje nuk besoj se do të ndryshojë diçka”, tha ai.
Prezantimin e presidentes në Këshillin e Sigurimit të OKB-së e vlerëson si të mirë edhe analisti politik, Artan Muhaxhiri, por për miratimin e rezolutës thotë se vështirë se mund të ndodhë.
“Nuk ka gjasa që të realizohet kjo kërkesë për rezolutë, pasi balancat e pushteteve në Kombet e Bashkuara nuk janë në favor të Kosovës, por gjithsesi mjafton që të gjitha shtetet demokratike janë në anën e Kosovës sa i përket veriut dhe kjo është një përkrahje e madhe e cila duhet të shfrytëzohet nga Kosova, e cila duhet ta dëshmojë veten si vend demokratik, ndërsa ta demaskoj Serbinë si një vend antidemokratik”, tha Muhaxhiri.
Gjatë shqyrtimit të raportit në Këshillin e Sigurimit, për situatën në Kosovë, për periudhën mars-shtator 2023, përfaqësuesi i SHBA-së kërkoi ekstradimin e personave të dyshuar në rastin e Banjskës, ndërsa përfaqësuesja e Francës tha se Serbia dhe Kosova duhet të punojnë për të dalë nga situata në të cilën janë, pas sulmit të 24 shtatorit. /rtk/
Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj përfaqësojnë Kosovën në Lojërat...
“Më dhemb shpirti, do ta kem të vështirë të rikuperohe...
Si reaguan kandidatët të cilëve iu hoqën më së shumti vota n...
A do e marrë Groenlandën me forcë? Si përgjigjet Presidenti ...
Ekzekutoi Elton Çiçon brenda lokalit në ish-Bllok, kush ësht...
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona