Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Labinot Tahiri, ka reaguar pas kërkesës së Këshillit të Pavarur të Mediave, për moslejimin e shfaqjes së marketingut në televizione gjatë debateve politike.
Tahiri thotë se kandidatët për deputetë dhe partitë politike duhet të paguajnë mediat në kohë fushate për marketing, e nëse kjo ndalohet, sipas tij, do t’i hapet rrugë për dhënien e parave ilegalisht dhe kontrollin e mediave nga politika.
Postimi i plotë i Tahirit në FB:
Gazetaria!
Po shkruaj vetëm për faktin se gazetarët në kohë fushate, duhet të paguhen nga kandidatêt që garojnë për deputet në parlanentin e Kosovës!
Derisa dikurë, klasa politike ka udhehequr median, ose ne disa raste edhe i kanë shantazhuar! Sot, e kanë kuptuar mirë të gjithë garuesit se ne kemi nevoj për media më shumë se kurrë, apo dhe partitë politike kanë nevoj që të janê nëpër Tv tona pa i kontroluar fare.
Sot nuk po kanë mundesi të i shantazhojnë dhe tani dikush mund të intervenoj për ti ndaluar tek KPM-ja!
Thjesht, sot, unë kam faqen e facebookut më të shikuar nga të gjithë politikanët por gjithsesi kam paguar, do të paguaj për veten time me paranë time pra që i bie se nuk mund të udheheqi median e as që duhet të dominoj dikush nga politika në to.
I pajtuar me Berat Buzhalën, edhe pse nuk jam gazetar!
Labi
Komuna e Prishtinës thërret seancë të jashtëzakonshme për çë...
Gimbo flet pas tragjedisë në familjen e Gjestit: Kam qëndrua...
Jetë përrallore me 120 vetura e vila luksoze, dënohet me bur...
Ftohet seanca për buxhetin e Prishtinës, këto janë investime...
ZRRE hedhë poshtë pretendimet se rryma nuk do të shtrenjtohe...
Lajçak pasi i dolën mesazhet në dosjen Epstein: Kam treguar ...