Saranda Bogujevci, kryesuesja e Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka njoftuar për shtyrjen e trajtimit të kërkesës për avancim të statusit të Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Bogujevci ka sqaruar situatën që ka ndodhur sot në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci, pas deklaratës së kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, se është tërhequr aplikacioni i Kosovës për status të mysafirit special në Këshill të Evropës, përcjell Arbresh.info
Sipas Bogujevcit, një reagim i tillë nga Brnabiq lidhur me këtë çështje, është për keqardhje.
“Kjo pikë është pjesë procedurale e një shteti që aplikon për anëtarësim. Komiteti e trajton kërkesën me propozim të Byrosë dhe jep opinionin për Byronë, e cila e merr vendimin. Me kërkesë të deputetit Pablo Hispan, udhëheqës i grupit të EPP-së, është shtyrë kjo pikë e rendit të ditës. Kosova ka arritur sukses të jashtëzakonshëm kur, me mbi 80% të votave, kaloi raportin në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësim”, ka sqaruar ajo.
“Është për keqardhje që një shtet e prezanton arritjen e një çështjeje që fare nuk lidhet me ta, për beteja të tyre politike të brendshme siç ka bërë sot Serbia. Republika e Kosovës do të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës sepse tashmë këtë e ka thënë Asambleja me votë. Ky është një proces i pandalshëm dhe i pakthyeshëm”, tha Bogujevci./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Spanja pengoi kërkesën e Kosovës për statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...