Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka vizituar sot Institutin Teknik Ushtarak.
“Ushtria jonë është shumë e fuqishme”, ka thënë ai me këtë rast para krerëve të këtij enti ushtarak në Beograd që merret me modernizmin e armatimit dhe të pajisjeve ushtarake, përcjell tanjug.
Vuçiq ka thënë se në marsin e vitit të ardhshëm pret 30 tanke të reja dhe armatim tjetër të ri për ushtrinë tokësore.
Ka shtuar se ka në plan investime më të mëdha në fluturaket pa pilotë në mënyrë që ato të mos blihen por të prodhohen në Serbi.
“Pa Institutin Teknik Ushtarak e humbim sistemin qendror nervor të tërë armatës sonë, armatimin, pajisjen dhe të ardhmen e saj”, ka thënë Vuçiq duke paralajmëruar se ushtria e Serbisë do të pajiset me armë dhe me mjete të tjera moderne.
Ushtria e Serbisë ka në radhët e veta avionë bombardues rusë “MIG 29” dhe pret avionë të tillë edhe nga Bjellorusia./koha.net/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...