Një person është arrestuar të enjten në Prizren nën dyshimin e kërcënimit dhe armëmbajtjes pa leje.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se i dyshuari fillimisht kishte kërcënuar një femër përmes rrjeteve sociale, shkruan arbresh.info.
E gjatë kontrollit në shtëpinë e tij I janë gjetur një pistoletë, dy pushkë gjuetie dhe shtatë gëzhoja.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48-orë.
“Prizren Me 09.01.2020 Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur viktimën femër K/Shqiptare ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë, dy pushkë gjuetie dhe shtatë gëzhoja të kalibrit të panjohur. I dyshuari pas intervistim me vendim të prokurorit është ndaluar për 48-orë”, thuhet në njoftimin e Policisë./arbresh.info/
Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...