Është arrestuar dje një person në Gllogoc , pasi ka kanosur me armë zjarri dy viktima, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një revole me 6 fishekë.
I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Fsh.Arllat, Gllogoc 11.07.2022-16:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur me armë zjarri dy viktimat meshkuj kosovarë. Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një revole me 6 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...