Është arrestuar një person dje në Kaçanik, pasi që i njëjti kishte kërcënuar me armë një person.
Siç thuhet nē njoftimin e Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 14:43, dhe se të personi i dyshuar ka konfiskuar edhe armën e zjarrit.
“Policët e rendit dhe policët hetues menjëherë i janë përgjigjur kësaj informate dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë shkuar në fshatin Vatë dhe kanë arrestuar të dyshuarin N.N (M/K) i moshës 54 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte kanosur me armë personin tjetër mashkull, kosovar i moshës 47 vjeçar, ndërsa më pas policia nga i dyshuari ka konfiskuar armën e zjarrit ( pistoletë) me 12 fishekë dhe një thikë”, thuhet në njoftim.
Tutje, policia bën të ditur se ,i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar “Armëmbajtje pa leje dhe kanosje”./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...