Kërcënoi dy persona në Fushë Kosovë para 6 ditësh, arrestohet nga policia

15:04 | 14 Dhjetor 2020

Sot nga hetuesit policor të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar për një rast kanosjeje, raporton IndeksOnline.

Ngjarja ka ndodhur më datë 08.12.2020 rreth orës 19:00, me ç’ rast i dyshuari kishte kanosur dy persona të cilët kishin denoncuar rastin në polici.

“Mbështetur në informacionet e para policia kishte filluar hetimin përfshirë këtu edhe ndërmarrjen e një varg veprimesh policore, që rezultuan me identifikimin e personit të dyshuar përkundër shmangies së tij. Kësisoj i dyshuari; Ø A. B, mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, arrestua sot nga ana e policisë dhe i’ u shqiptua masa e arrestit policor”, tha për Arbresh.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka bërë tutje të ditur se ndaj tij është iniciuar rasti kanosje, dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkohë që hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes./Arbresh.info/

Lajmet më të lexuara