Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është kërcënuar sërish me jetë përmes e-mailit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar këshilltari për media, Bekim Kupina.
Ai nuk tregoi përmbajtjen e emailit mirëpo sipas raportimit të mediave kërcënimi i bërë në një zinxhir emailash, ndër të tjera përfshin kërcënim të drejtpërdrejtë me jetë ndaj Presidentes dhe familjes së saj dhe në të cilin në anglisht, shkruan: “I’ll come and shoot you… and your family too…”, që do të thotë “do të vij të të vras ty… e po ashtu familjen tënde”.

Kjo nuk është hera e parë që presidentja merr kërcënime./Arbresh.info/
Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para
Fitorja historike e “Dardanëve”, Agim Ademi: Kosova nuk dorë...
Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë bllokohet për kamionë shkaku i borë...
Kosova dhe Ballkani mbeten prioritet strategjik për NATO-n
Presidenti i Iranit: Mbështetja e Putin na frymëzon në këtë ...
E premtja sjell përkeqësim të motit: reshje në gjithë vendin...