Prokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Besim Susuri ka pranuar një kërcenim që ndërlidhet me punën e tij si prokuror i shtetit.
Kjo bëhet e ditur përmes një reagimi të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës është i shqetësuar me kërcënimin që i është bërë prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Besim Susuri, e që ndërlidhet me punën e tij zyrtare”, thuhet në reagim.
“Për Këshillin, aktet e tilla të kërcënimeve ndaj prokurorëve janë të pa tolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht. Këshilli qëndron fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështet ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajon në përmbushjen e misionit të tyre”, thotë kumtesa e KPK’së.
Ne fund të saj, KPK siguron publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton kjo situatë.
Bayerni realizon ndaj PSG
Tahiri: Strategjia e Kurtit, pamundësimi i ndërtimit të kons...
“Albin, krejt Kosova po e di që ia ke mësy me kapë shtetin...
Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit
Përplasje e pazakontë për nënshkrimet mes Bahtirit dhe Lusha...
Nagavci, LDK-së: Po ju presim