Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka raportuar se është kërcënuar nga dy persona.
Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 20:00.
“Dje në orët e vona, Sektori Rajonal i Hetimeve ka marrë informatë se është raportuar një kanosje nga kryetari i komunës së Prizrenit, një i dyshuar ka përçu mesazhe përmes një të dyshuari tjetër te kryetari i komunës për shkak se ka qenë i pakënaqur me vlerësimin e pronës së tij nga komuna. Është fjala për një shtëpi e cila që disa vite pengon përfundimin e rrugës Tranzit i ri në Prizren. Policia ka arrestuar të dy të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit janë dërgur në mbajtje për 48 orë”, tha Bytyqi./arbresh.info/
Mot i vranët me reshje shiu dhe bore të dielën
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq