Kërcënohet me armë nënkryetari i Pejës

16:03 | 18 Korrik 2016
M. A.

Nënkryetari i Komunës së Pejës, Shkumbin Gashi është kërcënuar me armë, të hënën në mesditë, nga një ish punëtor i sigurimit të objekteve komunale.

Rasti ka ndodhur në oborrin e ndërtesës së Administratës komunale, rreth orës 12.00, raporton korrespodenti i Kohës Ditore në Pejë.

Ende nuk dihet motivi që e ka shtyrë të dyshuarin, i cili është arrestuar, që ta kërcënojë me revole nënkryetarin e komunës.

Shpërndaje në rrjete sociale