Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është kërcënuar të hënën.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ vetë Lladrovci, i cili bëri të ditur se tashmë rastin e ka denoncuar në Policinë e Kosovës.
Ai ka thënë se kjo nuk është hera e parë që kërcënohet, por ato që nuk janë serioze nuk i raporton.
“Po, kam marrë një kërcënim të hënën përmes ‘WhatsApp’. Unë kam marrë kërcënime edhe herave të tjera, por vetëm ato që i konsideroj serioze i paraqes te organet përgjegjëse. Këtë të fundit e kam konsideruar të tillë dhe e kam paraqitur në Polici”,ka thënë Lladrovci për arbresh.info.
I pyetur për motivet e mundshme, ai ka thënë se nuk mund të japë detaje tjera.
“Unë nuk jap detaje tjera, Policia tani po merret me rastin dhe i mbetet ta bëjë punën e saj”, deklaroi Lladrovci.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...