Kërcënohet Arianit Koci pas shkrimit për gratë me shami

arianit koci
18:11 | 25 Qershor 2022

Avokati Arianti Koci është kërcënuar pas shkrimit të tij në lidhje me numrin e lartë të grave me shami.

Koci në atë shkrim potencoi se është shqetësuese se si çdo ditë e më shumë rritet numri i grave me shami.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook, tregoi se ka marrë shumë kërcënime, fyerje dhe sharje nga më të ndryshmet nga ‘talibanët e internetit’.

“Në çfarë gjendje është shoqëria e jonë, e kupton prej reagimeve dhe animozitetit që krijon trajtimi i çfarëdo teme me karakter fetar – sado i balansuar që është.
Fillojnë fyerjet, sharjet dhe kërcënimet. Cenohet mendimi i lirë”, ka shkruar Koci./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale