Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma nuk do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive.
Duke mos dhënë arsye përse PAN-i nuk merr pjesë në vazhdim të seancës, ka thënë se për vete nuk do të marrë pjesë “në shenjë proteste për shkak të kërcënimit që i është bërë deputetes Teuta Rugova”.
Zeka e ka vlerësuar si kërcënim dhe shantazhim postimin e deputetit të LDK-së, Haxhi Avdyli, që në Facebook kishte thënë se “Teuta Rugova e ka bërë të skuqet nga turpi” pasi votoi njëjtë si PAN-i pro shtyrjes së seancës konstituive.
“Ky është shantazh, është kërcënim, është turp. I njëjti kërcënim ka shkuar edhe në adresën e Labinot Tahirit që po ashtu është quajtur tradhtar. Askush nuk më tha mua tradhtar që si deputet të Nismës e votova komisionin, ndërsa Nisma jo”, ka thënë ai.
Seanca konstituive pritet të nisë në orën 15:00, ndërsa brenda në sallë janë deputetët e Vetëvendosjes dhe LAA-së, por jo ata të PAN-it.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...