Kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve kanë qenë në nivel të lartë gjatë vitit 2016 dhe trendi i njëjtë ka vazhduar edhe në tremujorin e parë të këtij viti.
Kështu u tha sot në protestën e organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, së bashku me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës të përkrahur nga Organizatat e Shoqërisë Civile.
Shkëlqim Hysenaj, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës tha se megjithëse është parë një aktivizim i Ministrisë së Drejtësisë për t’i luftuar sulmet ndaj mediave, prapë se prapë ato vazhdojnë të jenë të shpeshta, shkruan arbresh.info.
“Fol mos u tut është motoja e kësaj proteste. Përmes kësaj moto i bëjmë thirrje të gjithë gazetarëve që të flasin për të gjitha problemet që i kanë në punë. Viti 2016 ka qenë viti më sfidues për gazetarët. Gjatë këtij viti kanë ndodhur shumë sulme ndaj gazetarëve. Ne kemi qenë të shqetësuar për këtë trend”, ka thënë Hysenaj.
Sipas tij është koha e fundit kur institucionet e Kosovës duhet të marrin hapa konkret për të mbrojtur gazetarët./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1402752196456535/
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...