Një kërcënim për bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka vënë në lëvizje Policinë e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara.
“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Ekipet emergjente janë involvuar ne detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara”, ka njoftuar Gara.
Flora Ahmeti, Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, për arbresh.info ka thënë se informatat për kërcënim janë pranuar rreth orës 16:00.
“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha Ahmeti.
Kjo nuk është hera e parë që paraqiten kërcënime me bombë në Aeroportin e Prishtinës, por që ato kërcënime kanë dal të jenë të rrejshme.
NATO dhe BE diskutojnë për stabilitetin në Ballkanin Perëndi...
Mblidhet VV-ja, nis organizimi për zgjedhje të brendshme në ...
Gjesti në paraburgim, DJ Gimbo mendon se ai i ka çuar dron n...
Bryan Adams vjen në Kosovë
Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre në Ministrinë e K...
Sveçla: Kujtimi për viktimat e marsit 2004 është obligim i p...