Ish-deputeti Gani Geci ka thënë se deputeti i Vetëvendosjes dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka kontaktuar një ditë para seancës së parë konstituive të Kuvendit të Kosovës për të ndikuar që vajza e tij, deputetja e LDK-së Marigona Geci, të votojë në favor të qeverisë së Albin Kurtit.
Geci tha se telefonata nga Konjufca kishte ndodhur më 14 prill, një ditë para seancës, dhe se ai ishte pyetur direkt: “Çfarë po kërkon që të na votosh për?”.
Geci theksoi se nuk ka kërkuar asgjë materiale dhe ka refuzuar çdo tentim për marrëveshje.
Ai shtoi se e vetmja kërkesë e tij ka qenë që kryeministri Albin Kurti t’i përgjigjej një letre të shkruar nga vëllai i tij, Halil Geci, më 9 tetor 2024, dhe të kërkonte falje publike.
Deklarimeve të Gecit iu përgjigj deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli, ish-këshilltar i Konjufcës, i cili e konfirmoi telefonatën.
Sipas Kërçelit, Glauk Konjufca nuk ka përdorur një gjuhë të tillë – si, çfarë po kërkon në këmbim të votës – dhe thjesht e ka kontaktuar Gecin për të ndihmuar në zhbllokimin e punës së Kuvendit.
Kërçeli ka treguar se telefonata e Konjufcës me Gecin ka ndodhur përmes disa personave të tjerë.
“Glauku nuk flet me atë gjuhë: ‘çfarë po kërkon’. Thjesht e ka pyetur për ta zhbllokuar Kuvendin… I keni parë para kësaj bisede disa deklarata të Gani Gecit, që ‘ne nuk kemi votë për PDK, më përpara kemi votë për VV-në’. Kjo mund të lexohet si gatishmëri për të dalë nga kjo bllokadë. Ju e njihmi zotin Konjufca, nuk flet me këtë gjuhë se ‘çfarë po kërkon’…”, ka thënë Kërçeli në Debat Plus.
Pasi dëgjoi deklaratën e Kërçelit, Gani Geci reagoi sërish, duket thënë se po gënjen.
“Ai është tu rrejt. Thuaj ta qes incizimin e tani të ndalet filikaqi”, ka thënë Geci.
LEXO EDHE:
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...