Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit me iniciale B.XH., ish- zyrtar i gjendjes civile në komunën e Ferizajt, për shkak të dyshimit të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Përmes një njoftimi për media nga Prokuroria, thuhet se i dyshuari ka keqpërdorur detyrat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit për personin tjetër.
“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muajit Mars të vitit 2019 në Ferizaj, si person zyrtar, konkretisht zyrtar i Lartë në Zyrën e Gjendjes Civile në Ferizaj, ka keqpërdorur detyrat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit për personin tjetër, në atë mënyrë që në kundërshtim me nenin 31 të Ligjit për Gjendjen Civile numër 04/L-003, personin M.K., shtetas turk, e ka regjistruar në sistemin elektronik të Gjendjes Civile në Komunë e Ferizajt, duke i mundësuar që të pajiset me letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe patentë shofer, me këtë do të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar ” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në kumtesën për media.
Tutje bëhet e ditur se i pandehuri, me vendim të Prokurorit të Shtetit, që nga data 23 Prill 2024, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur./Arbresh.info/
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...