Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka publikuar formularin të cilin mund ta plotësojnë të gjithë qytetarët që kanë informacione për laboratorët privatë të cilët fiksojnë çmimet në mënyrë të koordinuar për testin për COVID-19.
Kreu i AKK-së ka kërkuar nga qytetarët që t’i deklarojnë informatat e sakta, pasi sipas tij, vendosja e Autoritetit të Konkurrencës në lajthitje apo dhënia e informatave të rreme, mund të dënohen prej 1 mijë deri në 3 mijë euro.
“Për çdo fiksim të çmimeve në mënyrë të bashkërenduar të laboratorëve të licencuar për testin COVID 19, ju lutem plotësoni formularin në linkun mëposhtë dhe përcilleni në [email protected]. Të keni kujdes dhe të jeni të sigurt për informatat e ofruara, sepse vendosja e Autoritetit të Konkurrencës në lajthitje apo dhënia e informatave të rreme, dënoheni 1000 deri në 3000 euro”.
Formularin për plotësim mund ta gjeni KËTU.
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici
ZYRTARE: Endrick i bashkohet Lyonit në formë huazimi
Fantastike/ Ernest Muçi shkëlqen në Turqi dhe hyn në histori...
“Aptamil” me bakterie të rrezikshme, AUV kërkon tërheqjen n...